Bota
Lumturia, lëndë e re mësimore në Indi
Lënda e lumturisë është bërë pjesë e kurrikulës së arsimit në më shumë se 1.000 shkolla në kryeqytetin e Indisë.
Lënda e lumturisë është bërë pjesë e kurrikulës së arsimit në më shumë se 1.000 shkolla në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.
Lënda e lumturisë, që është projekt i ministrit të Arsimit, ka filluar të praktikohet në më shumë se 1.000 shkolla që nga fillimi i kësaj jave dhe çdo ditë zgjat nga 30 deri në 45 minuta.
Në kuadër të programit nxënësit ndahen në 3 grupe, duke filluar nga fëmijët e moshës së kopshtit deri në klasën e 2-të, nga klasa e 3-të deri në klasën e 5-të dhe nga klasa e 6-të deri në klasën e 8-të.
Në lëndën e lumturisë ku suksesi nuk do të llogaritet me notë, nxënësit nuk do të hyjnë në provim dhe nuk nevojiten që të bëjnë detyra. Qëllimi i lëndës, e cila fokusohet në nevojat emocionale dhe shpirtërore të nxënësve, është që të zhvillojë inteligjencën emocionale me aktivitetet si meditimi dhe rrëfimi i tregimeve.
Me këtë lëndë shpresohet që fëmijët dhe të rinjtë të mund të ballafaqohen me çrregullimet e depresionit, ankthit dhe stresit.
Në mesin e temave që do të trajtohen në lëndën e lumturisë janë aktivitetet që bazohen në vetëdije dhe vlera si dhe shprehja e vetvetes.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo i katërti fëmijë i moshës 13-15 vjeçare në Indi ballafaqohet me depresionin.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?