Kosova

Lutfi Dervishi, 7 vjet e gjysmë burg për trafikim dhe krim të organizuar

Dervishi ishte dënuar edhe më parë, por rasti u kthye në rigjykim nga Supremja, kurse djali i tij, Arban Dervishi, është ende në arrati

Lutfi Dervishi është shpallur fajtor për dy akuzat, trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar në rastin “Medicus”. Urologu Dervishi është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë.

Pas shpalljes së vendimit, kanë reaguar familjarët e tij, të cilët policia i ka nxjerrë jashtë sallës. Edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Sokol Hajdini, është shpallur fajtor për veprën penale shkaktim i lëndimit të rëndë trupor dhe është dënuar me 1 vit burgim. Dervishi ishte dënuar edhe më parë, por rasti u kthye në rigjykim nga Supremja, kurse djali i tij, Arban Dervishi, është ende në arrati.