Kosova

LVV-ja nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin

Kurti deklaroi se demarkacioni po cilësohet si çmim për liberalizimin e vizave, por sipas tij, ka shumë procedura të brendshme për liberalizimin e vizave

Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin e saj kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja e fundit e presidentëve është mashtrim.

Kurti deklaroi se demarkacioni po cilësohet si çmim për liberalizimin e vizave, por sipas tij, ka shumë procedura të brendshme për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, ngutia e Thaçit dhe Haradinajt për ta ratifikuar marrëveshjen është për shpëtimin e karrigeve të tyre, e jo për qytetarët dhe liberalizimin e vizave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, theksoi se marrëveshja Thaçi-Vujanoviq nuk ka asnjë obligim për Malin e Zi, pos asaj marrëveshjeje që ajo e ka miratuar në Kuvend.