Kosova

LVV:Lironi aktivistet, arrestoni kriminelët

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve të cilët u arrestuan sot pas aksionit simbolik, para stacionit policor “Qendra”.

Shtatë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh.

LVV ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjejkjes dhe dënimit të kryersve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit.

“Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas”, thuhet në deklaratën e LVV, shkruan Albinfo.ch.