Bota

Macron bëhet presidenti i ri i Francës me mbi 65% të votave

Me mbylljen e lokaleve të votimit, në orën 20 në media është publikuar lajmi se fitues i pakontestueshëm është Macron

Me  65.5 për qind të votave të fituara, kandidati i pavarur social liberal Emmanuel Macron ka fituar bindshëm ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, partisë Front National, Marine Le Pen, e cila ka grumbulluar 34.5% të votave. Me këtë fitore, është evituar një “Frexit”, që druhej se mund të ndodhte në rast të një fitoreje të Le Pen.

Macron, 39 vjeçar është presidenti më i ri në historinë e Francës.

Me mbylljen e lokaleve të votimit, në orën 20 në media është publikuar lajmi se fitues i pakontestueshëm është Macron.

Ndërkohë bëhet e ditur se Le pen e ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren kundësrshtarit të saj. Njëherësh ajo i ka falënderuar rreth 11 milionë francezët që i kanë dhënë asaj votën.