Sport

Majlinda dhe Nora, të arta në Gjenevë

Majlinda Kelmendi është “praruar” edhe në garën më të fundit, në turneun e Kupës Evropiane të xhudos të mbajtur sot në Gjenevë. Ajo fitoi medaljen e artë në një konkurrencë të fortë.

E veçanta e këtij turneu ishte paraqitja shumë e suksesshme edhe e xhudistes tjetër nga Kosova, Nora Gjakova, e cila u stolis po ashtu me medalje n e artë. Kjo e fundit ka mundur në finale francezen Morgane Brunet, njofton globisport.com

Në turneun e Gjenevës kanë marrë pjesë edhe xhudistet tjera kosovare, Leutrime Krasniqi dhe Distria Krasniqi nga Iponi i Pejës si dhe Lirona Hoxhaj nga Trepça e Mitrovicës.