Sport

Majlinda Kelmendi në Olimpiadë vetëm me flamurin e Shqipërisë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të mos e lejojë Majlinda Kelmendin që ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike

Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nuk e ka lejuar xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi, që të përfaqësojë shtetin e vet në Lojërat Olimpike “Londra 2012” ,raportojnë mediat në Prishtinë.

Madje asaj nuk iu lejua as paraqitja si sportiste e pavarur, që ka qenë një dëshirë e dytë dhe kërkesë zyrtare e saj, nëse përfaqësimi si shtet nuk do të ishte i mundshëm.

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vendosi që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ të jetë si sportiste nga Shqipëria.

Ministri kosovar i Sportit, Memli Krasniqi, ka thënë se me këtë akt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po ua humb edhe më shumë shpresat dhjetëra mijëra sportistëve, talenteve nga Kosova.  

“Është jashtëzakonisht johumane ndaj një sportisteje si Majlinda Kelmendi, që përkundër sfidave dhe intrigave politike ka arritur suksese kulminante, duke siguruar edhe normën olimpike, të mos i mundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike”, ka deklaruar ai.

Krasniqi, ka thënë se vendimi i KON-it është po ashtu një thyerje e parimeve olimpike dhe mbi të gjitha një konfirmim i padrejtësisë shumëvjeçare që po i bëhet Kosovës në sport.

Foto galeri

LEXONI PO ASHTU :