Sport

Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Evropës

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Evropës për moshën U-23, në Evropianin që po zhvillohet në Republikën Çeke

Ndryshe nga Lojërat Olimpike në Londër, ku Majlinda garoi nën flamurin shqiptar, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga KON, në Pragë Kelmendi garoi nën siglën e flamurit kosovar.

Kelmendi mposhti në finalen e kategorisë 48-52 kilogram ukrainasen Mariya Buyok.

Pos Majlinës, sukses në këtë kampionat shënoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila përfundoi e treta së bashku me një rivale italiane dhe fitoi medlajne e bronztë, njofton TCH.

Pas mossuksesit në Londër, Majlinda Kelmendi në tetor të këtij viti fitoi medaljen e artë  në Botërorin e zhvilluar në Stamboll.