Sport

Majlinda motivon ekipin e Kosovës

“Ndoshta Kosova tani nuk mund ta mposhtë Islandën, por në të ardhmen do ta bëjë. Ju dëshiroj fat dhe suksese”, ka thënë Majlinda

Shembulli më i mirë për sportistët kosovarë është Majlinda Kelmendi. Ajo është fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, kampione e dyfishtë botërorë dhe evropiane, shkruan albinfo.ch.

Në kanalin zyrtar të Lojërave Olimpike është shfaqur një video me Majlindën, e cila motivon ekipin e Kosovës në futboll për ndeshjen ndaj Islandës.

“Ndoshta Kosova tani nuk mund ta mposhtë Islandën, por në të ardhmen do ta bëjë. Ju dëshiroj fat dhe suksese”, ka thënë Majlinda.

Ajo ka thënë se njerëzit në Kosovë e adhurojnë, derisa ka theksuar se mundohet të bëjë krenar popullin e saj.

https://web.facebook.com/OlympicChannel/videos/1759975447649549/