Sport

Majlinda në „Kupën Evropiane“ të Gjenevës

Këtë fundjavë, në Gjenevë të Zvicrës në turneun „Kupa Evropiane“ në xhudo, garon edhe kosovarja, Majlinda Kelmendi

Në këtë eveniment do të marrin pjesë një numër i madh i xhudisteve dhe xhudistëve nga e gjithë Evropa.

Ndërkohë, pjesëmarrëse në këtë garë do të jetë edhe njëra prej xhudisteve më të mira në botë, reprezentuesja kosovare Majlinda Kelmendi, e cila qysh më moti e ka siguruar normën e pikëve olimpike për pjesëmarrje në Olimpiadën ‘Londra 2012, raportojnë mediat në Prishtinë.

Madje ajo është njëra prej garueseve më favorite për të triumfuar në këtë eveniment. Por, duhet theksuar se përveç Majlinda Kelmendit, në këtë ngjarje Kosovën do ta përfaqësojnë edhe katër xhudiste tjera.

Fjala është për Nora Gjakovën, Leutrime Krasniqin, Distria Krasniqin, të cilat i mbrojnë ngjyrat e klubit pejan Ippon, dhe anëtarja e Trepçës, Lirona Hoxhaj.