Sport
Majlinda shet numrin e medaljes, blen ilaçe për fëmijët me kancer
Majlinda Kelmendi nuk është vetëm kampione në fushë, por edhe jashtë saj. Ajo është ambasadore e “Care for Kosovo Kids”, derisa së fundi ka bërë një gjest madhështor, shkruan albinfo.ch.
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bën krenare.
Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për ‘Care for Kosova Kids’, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, ishte mesazhi i kampiones olimpike në xhudo.
Kështu Majlinda ka shitur numrin me të cilin fitoi medaljen në Rio, dhe të ardhurat kanë ndihmuar shumë fëmijët që të blejnë ilaçe.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit