CH-Ballkani

Mali i Zi i gatshëm të ndihmojë për demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se me shtetin fqinj Kosovën kanë disa çështje të hapura, duke mos përmendur demarkacionin dhe siç tha ai me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë folur për to, duke shpresuar që shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje për këto çështje.

Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit. “Çështja e demarkacionit është hapur në takimin që patëm me kryeministrin Haradinaj. Si dy kryeministra përgjegjës të dy qeverive duhet të flasim edhe për këtë çështje, e cila është e rëndësishme për dy vendet. Duhet se kjo çështje për Malin e Zi ka përfunduar me ratifikimin e marrëveshjes në Parlamentin e Malit të Zi, por gjithashtu dihet se Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar. Mali i Zi dëshiron si një fqinjë i mirë të ndihmojë që kjo çështje të zgjidhet dhe të arrihet një marrëveshje për kufirin shtetëror. Nuk duam në këtë moment të bëjmë dallime të caktuara për një problem dhe çështje të hapura”, deklaroi ai në konferencën për media, përcjell albinfo.ch.

Markoviq tha se Mali i Zi do ta mbështesë Kosovën në integrimet evropiane dhe në NATO.

Kryeministri malazias tha se të dy vendet të jenë më të zhvilluara ku propozoi që Oda Ekomomike e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

Ai tha se sot është në Kosovë për të konfirmuar miqësinë afatgjate në mes dy vendeve, ku projektet ekonomike do të jenë në maje të prioriteteve në mes dy vendeve.

Ndërsa, sa i përket minoriteteve, ai është shprehur se bindur që së shpejti edhe me Kushtetutën e Kosovës do të jetë një pozitë e rezervuar për malazezët.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se ekziston një vullnet i përbashkët në mes të Kosovës dhe Malit të Zi që të gjendet një zgjidhje për Demarkacionin.