Kalendari

Manifestim për 17 Shkurtin dhe 7 Marsin

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Glarusit dhe të St. Gallenit për pjesëmarrje në manifestimin shkollor, me rastin e

 

17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës

 7 Marsit – Ditës së Shkollës Shqipe

Për nder të  këtyre datave nxënësit e shkollës shqipe do të shfaqin një  program të pasur kulturor – artistik me recitime, këngë dhe valle.

 

Manifestimi do të zhvillohet të Shtunën, më 7. Mars 2015, në ora 16.00 në sallën (Turnhalle) Pestalozzistrasse 1, 8865 Bilten

 

Ejani dhe binduni në përpjekjet e nxënësve të shkollës shqipe në

ruajtjen e  gjuhës dhe kulturës kombëtare

Hyrja si çdo herë është falas.

 

L.A.P.SH. “Naim Frashëri” – të kantonit të Glarusit dhe të St. Gallenit,  Vaxhid Sejdiu