Bota
Manipulimi i kilometrave me automjetet, vepër penale në Evropë
Në mes të 30 dhe 50 për qind të automjeteve të importuara të përdorura kanë kilometrat e manipuluara
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka votuar raportin mbi manipulimin e kilometrave për shitjen e automjeteve të përdorura, që propozon zgjidhje ligjore dhe për të parandaluar këtë praktikë të paligjshme. Raporti propozon që një mashtrim i tillë të trajtohet si një vepër penale në BE.
Deputetët gjithashtu propozuan një sërë rekomandimesh për të zvogëluar dëmin ekonomik nga mashtrimet e tilla. Masat parashikojnë krijimin e një baze të dhënash evropiane që do të mbledhë informacion mbi kilometrazhin e automjeteve, leximin e rregullt të kilometrazhit gjatë inspektimeve teknike dhe integrimin e zgjidhjeve më të mira teknike nga prodhuesit, tha raporti.
Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkojnë që mashtrimet në lidhje me kilometrat të trajtohen si një krim dhe për personin që dëshiron të ndryshojë gjendjen dhe personi që do të kryejë ndryshimin, njoftojnë mediat nga Brukseli, përcjell albinfo.ch.
Blerësit jo vetëm që paguajnë më shumë para se sa vlejnë makinën e përdorura, por gjithashtu shpejt rritin kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes dhe automjetet e tilla janë më pak të besueshme në autostrada dhe më shumë ndotin mjedisin.
Studimet tregojnë se mashtrimet me kilometrat janë më 4ë {akonshme në shitjet e automjeteve ndërkufitare. Në mes të 30 dhe 50 për qind të automjeteve të importuara të përdorura kanë kilometrat e manipuluara.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër