Sport
ManU paguan 15 milionë për Shaqirin?
Shaqirii kishte bërë shumë përshtypje trajnerit të Mancester United, sir Alex Ferguson, kur i kishte shkaktuar humbje në Bazel
Sërish për Shaqirin… Nuk kalon asnjë ditë e vetme që emri i Xherdan Shaqirit të mos vihet në lidhje me ndonjë klub të madh evropian të futbollit. E fundit ka qenë gazeta britanike “Daily Mail” që ka përhapur fjalë për “angazhimin” e radhës të Shaqirit.
Sipas kësaj gazete, klubi i madh Mancester United dëshiron që ta angazhojë asin mesfushor të FC Baselit. Për ta fituar Shaqirin, anglezët janë në gjendje të paguajnë deri në 15 milionë franga.
Dhe, oferta për yllin shqiptar do të jetë e gatshme në fillim të vitit 2012, atëherë kur hapet sezoni ndërkombëtar i transferimeve.
Sipas gazetës së përmendur, lojtari i kombëtares zvicerane i kishte bërë shumë përshtypje trajnerit të Mancester United, sir Alex Ferguson. Kjo kishte ndodhur kur skuadra e këtij të fundit kishte humbur nga ajo e Shaqirit, në Bazel, më 7 dhjetor, me ç`rast dhe ishte diskualifikuar nga garat e Ligës së Kampionëve.
Por edhe para Mancester United-it, kishte qenë skuadra tjetër e madhe angleze, Liverpooli, e cila që prej një viti e gjysmë i kishte hedhur syrin xhuxhit magjik.
Ndërkaq 20minutenonline.ch supozon se braktisja e Baselit për të shkuar në Angli, gjatë pushimeve dimërore nuk do t`i konvenonte Shaqirit.
Ai, me FC Basel-in e ka të siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve kundër Bajernit të Munihut. Ndërsa me ManU do të mund të luante vetëm në Ligën Evropiane.
Kështu, për Xherdanin më së miri do të ishte të qëndronte në Bazel deri në verën që vjen.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike