Maqedonia

Maqedonasit vazhdojnë të pajisen me pasaportë bullgare

Që nga muaji janar e deri më tani, 1200 shtetas të Maqedonisë kanë marrë shtetësi bullgare, ndërkohë që prej vitit 2001, 71.524 persona kanë marrë shtetësi bullgare në Republikën e Maqedonisë, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.

Kështu ka deklaruar zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ndërsa ka thënë se nga fillimi i mandatit të presidenti Rumen Radev, në janar të këtij viti, edhe 1184 qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare, përcjell albinfo.ch.

Me këtë rast, ajo ka thënë premtime se në të ardhmen, do të lehtësohet regjimi për të arritur deri tek shtetësia bullgare.

“Ju premtojmë se së shpejti do të lehtësohen procedurat për të fituar shtetësi bullgare”, është shprehur Jotova për televizionin shtetëror bullgar.