Lajme
Maqedoni-Bullgari, marrëveshje për fqinjësi të mirë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se Marrëveshja me Bullgarinë do të nënshkruhet me 2 gusht në Shkup në dy gjuhët zyrtare bullgare dhe maqedonase
Ministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë, Ekaterina Zahrieva, në një intervistë për televizionin bullgar, deklaroi se Teksti i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoni është finalizuar dhe se Bullgaria nuk ka për qëllim që të zhvillojë më tepër bisedime.
Në lidhje me kërkesën e disa partive opozitare që të pranohet ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari, ajo tha se nuk bëjnë negociata me parti, por me Qeverinë.
“Nuk kemi qëllim që të zhvillojmë më asnjë lloj të bisedimeve. Kjo është Marrëveshja që do të nënshkruaj Bullgaria. Shpresojmë që do të mbështetet edhe nga Parlamenti. Klauzola e gjuhës është e qartë që nga viti 1999. Ajo nuk është ndryshuar. Marrëveshjet në parim nuk njohin as gjuhë, as popull, ndërsa klauzola e gjuhës është e qartë që nga viti 1999”, deklaroi Ekaterina Zahrieva, ministrja për Punë të Brendshme.
Ajo gjithashtu potencoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet 2 vendeve.
Edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, tha se Marrëveshja do të nënshkruhet me 2 gusht në Shkup në dy gjuhët zyrtare bullgare dhe maqedonase, raporton AlsatM.
Në pjesën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respektivisht çështjes së hapur me Bullgarinë besoj se do të mbyllet në 2 gusht me nënshkrimin e marrëveshjes- Bujar Osmani-zëvendëskryeministër.
Nga ana tjetër VMRO-DPMN ka reaguar ndaj deklaratës së ministres për Punë të Brendshme Ekaterina Zahrieva se marrëveshja është përmbyllur. Ata kërkojnë urgjentisht seancë të hapur në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë. Ata kërkojnë që publiku të dijë se çfarë do të jetë e nënshkruar dhe se sa kjo marrëveshje është në dobi te Bullgarisë dhe në dëm të Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër