Maqedonia
Maqedonia eksporton më së shumti në Gjermani
Eksporti i mallrave në Maqedoni nga fillimi i vitit deri në shtator të vitit 2017 shënon rritje prej 15,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell albinfo.ch
Sic raportojnë mediat në Shkup sipas të dhënave të publikuara, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara arrin 4.097.146 mijë dollarë amerikan. Vlera e mallrave të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 5.513.552 mijë dollarë amerikanë, që është për 10,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak.
Deficiti tregtar për periudhën janar-shtator të vitit 2017, arrin 1.416.406 mijë dollarë amerikan.
Mbulimi i eksportit dhe importin në periudhën nga janari-shtatori i vitit 2017, arrin 74,1 për qind.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm, Maqedonia më shumë tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe