Sport

Maqedonia i hakmerret Kosovës

Maqedonia i është hakmarrë Kosovës në ndeshjet parakualifikuese në basketboll për Botërorin “Kina 2019”.

 

Pak ditë pasi Kosova e mposhti Maqedoninë në Prishtinë, maqedonasit i janë hakmarrë “Dardanëve” duke i mposhtur në “Boris Trajkovski” me rezultat 87:74.

Ndeshja ishte e barabartë në dy periudhat e para, me Kosovën që triumfoi në çerek të parë, ndërsa që e humbi të dytin. Në periudhën e tretë, maqedonasit arritën shkëputjen më të madhe të cilën e mbrojtën deri në fund.

Në Grupin C parakualifikues, Kosova dhe Maqedonia kanë nga një fitore, ndërsa Estonia ka dy. Për të ecur tutje Kosovës i duhet patjetër të mposhtë Estoninë në Prishtinë dhe të shpresojë në humbjen e Maqedonisë nga Estonia.