Maqedonia

Maqedonia i kërkon falje Khaled al Masrit

Gjermani me origjinë libaneze ka qenë i torturuar pa arsye në kampet e CIA. Pas shumë vitesh Shkupi zyrtar i kërkon falje Khaled al Masrit.

Kjo është vërtetuar nga letra dërguar al Masrit nga vetë ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov ku mes tjerash shkruan: “falje të thellë dhe keqardhje të sinqertë për sjelljen jo-përkatëse të autoriteteve, si rezultat i së cilës ka vuajtur përvoja të mëdha dhimbjeje, por edhe lëndime të rënda psikike dhe fizike”.

Në anën tjetër, Xhejms Goldston, avokat i cili i mbron njerëzit në rastet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe e ka përfaqësuar El Masrin në procesin gjyqësor në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2012, thotë se kërkim falja është e mirëseardhur, por nuk është e mjaftueshme.

“Maqedonia duhet të hapë hetim formal penal për atë se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojë përgjegjësi nga të përfshirët”, thotë Goldston.

Kahlid al-Masri, një qytetar Gjerman me origjinë Libaneze u arrestua në Maqedoni në fund të vitit 2003, dhe u burgos në Afganistan nga CIA i dyshuar për lidhje me organizata terroriste, përpara se të lirohej në Shqipëri në 28 Maj të vitit 2004.

Maqedonia sipas vendimit të Gjykatës Kalid el-Masrit i ka paguar 60 mijë euro dëmshpërblim.