Bota

Në cilin vend janë pagat më të ulëta në Evropë?

Në mesin e dhjetë vendeve me paga më të ulëta janë Gjeorgjia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia

Pagat e punëtorëve në Ukrainë janë më të ulëtat në Evropë dhe midis 10 vendeve me të ardhura më të ulëta janë Serbia, Maqedonia, Bjellorusia dhe Shqipëria, sipas një sondazhi të një qendre analitike të Ukrainës.

Ekspertët ukrainas kanë hartuar një listë të vendeve më të varfra evropiane, në të cilat Ukraina kryeson, duke e përdorur atë si një kriter për shumën e pagës pas tatimit të paguar, raportoi qendra Texty.org.ua.

Ukraina, me një pagë mesatare prej 190 eurosh, është në vendin e parë të vendeve më të varfra që janë përfshirë në anketë. Moldavia ndjek me 216 euro, ndërsa vendi euro-aziatik, Azerbajxhani, renditet i treti, me një pagë mesatare prej 232 eurosh, sipas portalit ekonomics.unian.info, përcjell albinfo.ch.

Ndër 10 vendet me paga më të ulëta janë Gjeorgjia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Sipas të dhënave nga qendra ukrainase, pagat më të larta janë në Zvicër, ku paga mesatare është 4,421 euro, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia, me një pagë mesatare 3,440 ose 3,405 euro.