Lajme
Maqedonia prin për klimë biznesi, Shqipëria bie dukshëm
Shqipëria ka rënë dukshëm në perceptimin e Bankës Botërore për klimë biznesi. Maqedonia është më e mira në rajon, ndërsa Kosova shënon ngritje të lehtë
Klima e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 është përkeqësuar dukshëm në krahasim me këtë vit, duke rënë për 35 vende, ndërsa Kosova shënon një ngritje të lehtë për dy vende. Kështu konsideron Bankës Botërore në raportin e fundit “Të bërit biznes” që përfshinë klimën biznesore në 189 shtete të botës.
Sipas BB, Shqipëria nga vendi i 62-të, sa ka qenë këtë vit, për vitin 2016 renditet e 97-ta.
Pothuajse të gjithë indekset e marra në konsideratë nga Banka Botërore janë me rënie, madje të madhe.
Përkeqësimi më i madh i klimës së biznesit në Shqipëri ka ardhur për shkak të mungesës së lejeve të ndërtimit. Për pagesën e taksave renditja e Shqipërisë është përkeqësuar me 12 vende, për hapjen e një biznesit të ri ka zbritur me katër vende, ndërsa për mundësinë e marrjes së kredive Shqipëria është listuar 6 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.
Kosova është në një renditje më të mirë se Shqipëria, duke u listuar në vendin e 66 nga 68 sa ka qenë, duke qëndruar afërisht në të njëjtat pozita të Shqipërisë krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa më e mira nga vendet e Ballkanit është Maqedonia, e cila renditët në vendin 12, madje qëndron në mesin e shteteve më të mira në botë.
Maqedonia, sipas BB, e lehtësoi procesin e regjistrimit online të bizneseve. Si rezultat, Maqedonia renditet e dyta në botë në kategorinë e hapjes së një biznesi.
Prej vendeve të tjera të rajonit, Kroacia është në vendin e 40-të, Mali i Zi radhitet në vendin e 46, Serbia është e 59-ta, ndërsa Bosnjë Hercegovina e 79.
Kushtet më të mira për të bërit biznes janë në Singapor, Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 7, ndërsa Rusia ka shënuar avancim duke u plasuar në vendin 51, derisa vjet ishte në pozitën e 62-të.
Ndryshe ky raport i Bankës Botërore publikohet për 13 vjet me radhë. Raporti analizon ambientin rregullator për kompanitë e vogla dhe të mesme, për të parë se në çka i pengon ose i ndihmon firmat për të bërë biznes, nga fillimi dhe pagesa e taksave, e deri te pasuria e regjistruar dhe tregtia ndërkufitare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Amnesty International kritikon Zvicrën Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i cili merret me luftën në Ukrainë...
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër