Maqedonia

Maqedonia: Shansa e fundit

Stabiliteti i brendshëm i Maqedonisë varet edhe nga respektimi i të drejtave të shqiptarëve

Në të gjitha konfliktet me gjakderdhje në Ballkan, Maqedonia ka luajtur një rol qendror. “Çështja maqedonase” një kohë të gjatë paraqitej si simboli i “pazgjidhshmërisë” mes tensioneve kombëtare të serbëve, bullgarëve dhe grekëve.

Pas luftërave ballkanike 1912/13 territori i “Maqedonisë” u nda në tre pjesë: Maqedonia e Egjeut që i mbeti Greqisë (50 përqind), Maqedonia e Vardarit që i mbeti Serbisë (37 përqind) dhe Maqedonia e Pirinit që i mbeti Bullgarisë (13 përqind). Kjo solli edhe luftëra të përgjakshme kombëtare për zgjerimin e Bullgarisë dhe Serbisë, shkruan “Der Standard”.

Njohja e kombit maqedonas dhe kishës ortodokse të saj (1967) ishte një kthesë e papritur në ish jugosllavi. Shpërbërja e Jugosllavisë tani hasi me një problem tjetër: kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Kjo solli edhe bllokimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë nga Greqia për 27 vjetët e pluralizmit politik. Ndryshimi i pushteteve të Shkupit përpara një viti, solli edhe marrëveshjen e shumë pritur me emrin e ri Maqedonia e Veriut.

“Maqedonia duhet ti falenderohet Kiro Gligorovit që ishte e vetmja e cila fitoi pavarësinë pa luftë nga Jugosllavia,” shkruan në fund e majta austriake, përcjell albinfo.ch. “Ishte e qartë që maqedonasit nuk kërkonin të jenë as bullgarë, as grekë dhe as serbë. Stabiliteti i brendshëm varet edhe nga respektimi i të drejtave të shqiptarëve. Nacionalistët e Shkupit dhe Athinës mund të kundërshtojnë akoma marrëveshjen. Por bëhet fjalë për një shansë historike, as më pak e as më shumë.”