Shkurt.ch

Marrin peng argjendarin dhe familjen e tij

Pasi që ai ka përmbushur kërkesën e tyre, ata e kanë lëshuar atë dhe familjen, për të ikur pastaj me makinë drejt kufirit me Francë

Gjashtë persona të panjohur kanë mbajtur peng sot në La Chaux-de-Fonds të Kantonit Neuchatel një shef të një shitoreje që merret me shitje të arit dhe familjen e tij. Personat në fjalë, që nuk janë nga Zvicra, kanë detyruar atë që t`u japë një sasi të caktuar të arit, shkruajnë mediet zvicerane. Pasi që ai ka përmbushur kërkesën e tyre, ata e kanë lëshuar atë dhe familjen, për të ikur pastaj me makinë drejt kufirit me Francë, transmeton albinfo.ch.

Policia është në ndjekje të grupit, në Zvicër dhe në Francë.