Bota

Martesë në kufi në përkrahje të protestave

Një çift i ri palestinez nga Gaza ka kryer ritin e martesës në një tendë afër kufirit me Izraelin në shenjë mbështetjeje për “Marshin e Kthimit të Madh” që organizohet për të kërkuar të drejtën e kthimit të palestinezëve të dëbuar në tokat e tyre të okupuara.

Palestinezi Muhammed el-Hindi 23-vjeç tha se dëshira e tij ka qenë që dasmën ta bëjë në kufi për t’i dalë në mbështetje demonstratave paqësore, përcjell albinfo.ch.

Dasmën e tij të realizuar në tendë Hindi e cilësoi si “mesazh për Izraelin për kthimin e palestinezëve në tokat e okupuara në vitin 1948”.

“Gëzimi nuk është vetëm në shtëpinë tonë, por edhe në kufijtë tanë, ndërsa gëzimi i shtetit tonë është afër”, tha dhëndëri.

Protestuesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.