Sport

Martohet Lara Gut me Valon Behramin

Çifti Valon Behrami dhe Lara Gut kanë habitur të gjithë me novitetin e martesës. Të dy kanë dhënë betimin me “Po” në 11 korrik 2018 në Lugano. “Ne vendosëm për një ceremoni intime me pak familjarë dhe miqtë më të ngushtë. Ne jemi tepër me fat,” thanë Lara Gut (27) dhe Valon Behrami (33) kundrejt «Glanz & Gloria», përcjell albinfo.ch.

Për herë të parë lidhja mes mbretëreshës së skijimit dhe njërit ndër futbollistët më të njohur shqiptar u bë në 18 mars 2018 përmes një postimi në Facebook.

A do garojë tashmë Lara Gut si Lara Behrami?, pyet në fund bulevardeskja “Blick.ch”.