Shkurt.ch

Mashtrojnë fondin e papunësisë për miliona franga: Edhe shqiptarë në mesin e protagonistëve

Përmes manipulimeve, Fondi i Papunësisë i Kantonit Vaud mendohet të ketë humbur rreth 3 milionë franga ndërsa TVSH-ja, 2.1 milionë

Sektori i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar i Administratës Tatimore Federale ka iniciuar procedurë administrative kundër 39 kompanive, kryesisht ndërtimore në Kantonin Vaud. Ato dyshohen se nuk i kanë deklaruar të gjitha të ardhurat dhe e kanë kërkuar pa të drejtë tatimin mbi vlerën e shtuar, shrkuan srf.ch. Gjykata Penale Federale e ka miratuar “zhvulosjen” e dokumenteve në lidhje me këtë aferë.

Pjesë e të gjitha kompanive të implikuara ka qenë një person te i cili policia e Vaudit në korrik kishte konfiskuar një numër të madh dokumentesh.

Në vendimin gjyqësor shkruan se i akuzuari ka falimentuar qëllimisht firmat, transmeton albinfo.ch. Edhe pse ato ishin fshirë nga regjistri i Tatimit të Vlerës së Shtuar, ai dërgonte sërish fatura me të cilat kërkonte t`i bëhej pagesa e TVSH-së.

Krahas kësaj, kompanitë e lidhura me të, nuk i kanë deklaruar të ardhurat e tyre.

Lartësia e dëmit të shkaktuar në këtë mënyrë sillet rreth 2.1 milionë franga.

Po ashtu bëhet e ditur se firma të shumta ndërtimtarie nga viti 2013 kanëprezantuar si të punësuar emra fiktivë njerësish, në mënyrë që pas falimentimit të firmës të nxjerrin kompensimin përkatës material për ta, përcjell albinfo.ch. Përmes kësaj, Fondi i Papunësisë i Kantonit Vaud mendohet të ketë humbur rreth 3 milionë franga.

Në gjithë këtë aferë janë të përfshirë edhe një numër punëtorësh shqiptarë që kaë përfituar nga manipulimet e përmendura. Ndërsa një shqiptar që punonte si nëpunës i sindikatës Unia konsiderohet si njëri ndër protagonistët e gjithë këtij skandali.