Sport

Mavraj në bjeshkët e Istogut

Ai për pushime po qëndron në Kosovë dhe asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij. Mbrojtësi ka vizituar vendlindjen e tij, Istogun, përkatësisht bjeshkët e atjeshme

 

Njëri nga futbollistët më human dhe më të ‘thjesht’ të Kombëtares shqiptare, është Mërgim Mavraj, shkruan albinfo.ch.

 

Ai për pushime po qëndron në Kosovë dhe asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij. Mbrojtësi ka vizituar vendlindjen e tij, Istogun, përkatësisht bjeshkët. “Bjeshkët tona-Mavra Istogë”, ka shkruar Mavraj në rrjetet sociale.

 

Mavraj njihet edhe për aktivitetet e tij humanitare, duke ndihmuar shumë familje dhe fëmijë me nevojë. Ai luan për Hamburgun dhe për Kombëtaren shqiptare.