Sport

Mavraj në garë për formacionin më të mirë në Bundesligë

Ai garon me mbrojtësit Sokratis të Borussia Dortmund, Mats Hummels e Jerome Boateng të Bayernit të Munihut, Willi Orban të Leipzig dhe Jesus Vallejo i Eintracht Frankfurtit

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është në garë për formacionin më të mirë të fazës së parë në Bundesligë, shkruan albinfo.ch.

Mavraj është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Bundesligës ku do të votohet për 11-shen më të mirë të fazës së parë pas paraqitjeve fantastike me fanellën e skuadrës së Kolnit.

Ai garon me mbrojtësit Sokratis të Borussia Dortmund, Mats Hummels e Jerome Boateng të Bayernit të Munihut, Willi Orban të Leipzig dhe Jesus Vallejo i Eintracht Frankfurtit.

Votimi do të jetë i hapur deri më 31 janar. “Pas paraqitjes pozitive në ‘Euro 2016’ me Shqipërinë, Mërgim Mavraj dhuroi të njëjtën paraqitje edhe me fanellën e Kolnit në fazën e parë. Mbrojtësi shqiptar nuk ka munguar asnjë minutë gjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa ka arritur të fitojë plot 58 % të dueleve direkte dhe ky është një rekord në Bundesliga. Gjithashtu, ai a gabuar vetëm në 13 % të pasimeve”, shkruan faqja e kampionatit gjerman për Mavrajn, i cili vendosi t’i bashkohet Hamburgut.