Sport

Mavraj vazhdon shkëlqimin me Hamburgun

Mërgim Mavraj ka shkëlqyer edhe një herë, derisa kësaj radhe kanë mundur në udhëtim skuadrën e Leipzigut me rezultat 0:3

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është shndërruar në një lider të vërtetë për skuadrën e madhe gjermane, Hamburg, shkruan albinfo.ch.

 

Pak javë i kanë mjaftuar Hamburgut që jo vetëm të fillojë të sigurojë rezultatet pozitive, por edhe të mundë ekipe me emër. Skuadra e Mërgim Mavrajt, ka mposhtur me shifrat 2:0 ekipin e Leipzig, atë që cilësohet si klubi më i urryer në Gjermani për shkak se është i krijuar dhe menaxhuar nga investitorë që nuk këshillohen me tifozët.

 

Kjo skuadër, kundër çdo parashikimi, luftonte për titullin kampion në fazën e parë të kampionatit, por është mundur në shtëpi me shifrat 3:0 nga Hamburgu i Mavrajt, që ka marrë kësisoj tri pikë shumë të vlefshme që e nxjerrin përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit.