Gjuha
Mbahet Kuvendi i LAPSH-it për Kantonin e Gjenevës
Këshilli kantonal i LAPSH për Kantonin e Gjenevës Gjenevë u bën ftesë prindërve të nxënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për pjesëmarrje në Kuvendin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë
Mësimi i gjuhës amtare: domosdoshmëri për zhvillim harmonik dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të fëmijëve
Të dashur prindër,
Viti 2018-2019 është viti i sfidave për LAPSh-in. Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë në Gjenevë, është shoqatë e juaja, e krijuar 27 vjet më parë nga prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar, me qëllim kryesor ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sikur vlera kombëtare, sikurse dhe afirmimin e tyre, duke siguruar kështu vazhdimësi edhe për gjeneratën tjetër.
Fëmijët tanë, edhe pse të lindur e të rritur në mërgim duhet ta ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën shqipe si parakusht për arritjen e sukseseve të mëtejshme edhe në shkollën zvicerane. LAPSh gëzon mbështetjen e institucioneve kantonale dhe komunale të Zvicrës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vendeve të tjera të prejardhjes.
Gjithnjë e më shumë shoqata radhitet në linjën pedagogjike dhe metodologjike të shkollës publike. Mësimdhënësit- mësimdhënëset tona janë të ftuara të marrin pjesë në seminare e trajnime të organizuara nga Universiteti i Gjenevës dhe shkollat që ndjekin fëmijët tuaj.
Për tu përballur me sfidat e reja dhe për ta ringjallur Kryesinë e shoqatës, ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin e radhës që mbahet më 22 mars në Centre de quartier du Lignon (Place du Lignon 32, 1219 Le Lignon) me fillim nga ora : 19h00, thuhet në ftesën që për Kryesinë e LAPSH – Gjenevë e ka nënshkruar Gëzim ILAZI, kryetar.
Rendi i ditës i Kuvendit:
1) Aprovimi i PV-së nga Kuvendi i 19 tetorit 2016 ;
2) Raporti i punës 2016 ;
3) Raporti i revizorëve për vitin 2016;
4) Raporti i punës 2017 ;
5) Raporti i revizorëve për vitin 2017 ;
6) Aprovimi i raporteve dhe shkarkimi i kryesisë ;
7) Ndryshime në statutin e LAPSH në Gjenevë ;
8) Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë dhe Kryetarit-es ;
9) Projekt-buxheti për vitin 2018 ;
10) Zgjedhja e revizorëve të kontos për vitin 2018 ;
11) Të ndryshme.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Mars 2018
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit16 Mars 2018 - 18:00
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?