Kalendari

Mbahet tubim përkujtimor për Agron Bajramin

Ftoheni që të merrni pjesë në tubimin përkujtimor që do të mbahet për koreografin dhe drejtorin e «Shkollës Shqiptare të Vallëzimit SHOTA» në Zvicër, Agron Bajramin, i cili u nda nga jeta me 12 mars 2018 në moshën 54 vjeçare. Ai ishte edhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte piktor në teknikën pirografi dhe punoi si kameraman e montazhier në një televizion zviceran.
Në këtë Tubim Përkujtimor, do të përkujtohet puna, veprimtaria dhe kontributi i Agron Bajramit për kulturën shqiptare me «Shkollën Shqiptare të Vallëzimit SHOTA» , të cilën ai e themeloi në vitin 1993. Me këtë rast do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar Agron Bajramit me titull «Të mësohemi të ecim shqip» realizuar nga dokumentaristi i njohur nga Tirana, Llesh Nikolla.
Tubimi përkujtimor mbahet më 23 mars 2018 (e premte) në kinemanë ABC-Prishtinë, duke filluar nga ora 13h.

Tubimin përkujtimor e organizon «Shkolla Shqiptare e Vallëzimit SHOTA» nga Zvicra në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore-Artistike «Bajram Curri» nga Prishtina.

Mirë se vini!