Integrimi
Mbajti kongresin Federata që përfaqëson 2000 studentë shqiptarë në Zvicër
I pranishëm si mysafir special nga Kalabria, Prof. Dr. Antonio Bellusci, ndër të tjera, Kongresin e Studentëve e krahasoi me Lidhjen Shqiptare të Lezhës, të vitit 1444
Në praninë e mbi 100 studentëve shqiptarë nga e mbarë Zvicra, të shtunën në Bernë është mbajtur Kongresi i Dytë i Federatës së Studentëve Shqiptarë në Zvicër. albinfo.ch, e cila ka përcjellë edhe rrugën e deritashme të Federatës, ka qenë e pranishme edhe në këtë kongres.
Duke qenë se prania e studentëve kësaj radhe ishte më e madhe, drejtuesit e këtij Kongresi, para të pranishmëve paraqitën raportin mbi punën dyvjeçare të Federatës, si dhe aktivitetet e shumta. Si fillim paraqitën punën dhe organizimet e bëra gjatë vitit 2016, ku pos aktiviteteve të shumta, hyn edhe organizimi i një vizite kulturore në Kalabri.
Ndërsa për vitin 2017, si pikë kulmore, organizatorët llogaritën udhëtimin e 50 studentëve në në një vizitë Kulturore në Shqipëri, ku u njohën dhe vizituan për së afërmi shumë vende historike e kulturore shqiptare. Për shumë studentë ishte e mirëseardhur një vizitë e tillë, sepse mundësoi një njohje më të thellë me kulturën dhe historinë shqiptare.
Siç edhe u tha nga organizatorët, këto dy aktivitete, nuk mund të cilësohen thjesht vizita, por edhe si një mundësi e mirë për fuqizimin e lidhjeve studentore, dëshirë për bashkëpunim të mëtejmë, e pse jo një përvojë e mirë në organizim.
“Dituria Plus”, ose: studentët ndihmojnë nxënësit shqiptarë
Një projekt mjaft serioz është edhe vazhdimi dhe zgjerimi i projektit “Dituria plus”, që është një platformë elektronike, përmes së cilës ndërmjetësohet kontakti mes nxënësve, apo prindërve të tyre, me studentë, me qëllim ndihmesën e tyre në rast të vështirësive në mësim, apo siç njihet edhe si mësim plotësues, raporton albinfo.c h.. U cek po ashtu se ka kërkesë shumë të madhe, e po ashtu nevojitet edhe paraqitja e më shumë vullnetarëve për të ndihmuar nxënësit shqiptarë që kanë probleme me lëndë të caktuara.
Një vend të rëndësishëm në mesin aktiviteteve të Federatës Studentore Shqiptare, kishte padyshim edhe vizita e bërë nga 80 studentë shqiptarë në Zvicër, që ata i bënë Kalabrisë në Itali, ku u njohën më gjerësisht me arbëreshët e Italisë, me përpjekjet e tyre për mbijetesë dhe ruajtje të kulturës dhe zakoneve të tyre. Këtë gjë më së miri ua kishte mundësuar Prof. Dr. Antonio Bellusci, personalitet ky ndër më të shquarit e arbëreshëve të Italisë. Studentët kishin vizituar po ashtu edhe Bibliotekën e tij në Kalabri, ku ishin njohur më shumë me punën e tij në pasqyrimin e jetës së arbëreshëve.
Bellusci krahason Kongresin me Lidhjen e Lezhës
Për t’ia kthyer këtë nder, dje si mysafir nderi në kongres ishte pikërisht Prof. Bellusci, i cili para të pranishmëve mbajti një ligjëratë në fokus të së cilës kishte arbëreshët. Prof. Bellusci, duke parë kaq shumë studentë të pranishëm, ndër të tjera Kongresin e Studentëve e krahasoi me Lidhjen Shqiptare të Lezhës, të vitit 1444, ku Skënderbeu kishte mbledhur prijësit shqptarë në luftën kundër pushtuesëve turq.
Federata e Studentëvë Shqiptarë në Zvicër është themeluar në vitin 2015, si nëj iniciativë e pesë shoqatave studentore nga Universitetet e Friburgut, Gjenevës, Cyrihut, Bernës, St. Gallenit, si dhe fundmi asaj i është bashkëngjitur edhe Shoqata e Studnetëve Shqiptarë nga Universiteti Lozanës. Numri i studentëve shqiptarë në këto shoqata arrin rreth 2 mijë, ndërsa federata si e tillë, qëllim tjetër pos njohjes me njëri tjetrin, ka edhe ndihmën e ndërsjellë, mbrojtjen e interesave të përbashkëta, stimulimin dhe nxitjen për arritje më të mëdha shkencore etj.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
Jeta në Zvicër
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane Ngarkesat në komunikacion vazhdojnë edhe të premten në Zvicër gjatë festave të Pashkëve, përcjell albinfo.ch. Bllokimi...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar