Lajme

Mbërrijnë në 163.4 milionë euro remitencat për tre muaj

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 38.5 për qind përkatësisht 22.8 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë"

Remitencat e arritura në Kosovë, paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Ato gjatë tre muajve të fundit arritën vlerën prej 163.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.3 për qind, shkruan telegraf.com.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 38.5 për qind përkatësisht 22.8 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.7 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.