Bota

Mbetet i paqartë motivi i plagosjes së 41-vjeçarit

Ende nuk dihen rrethanat që dërguan të panjohurin të plagos shqiptarin 41 vjeçar.

Ende mbetet i paqartë motivi i autorit deri më tani të panjohur, i cili ka plagosur rëndë një person 41-vjeçar nga Shqipëria, me një të shtënë në rrugë të hapur, të dielën pasdite.

Policia ende nuk ka njohuri për identitetin e sulmuesit. Viktima nga kryeqyteti shqiptar i Tiranës, i ka thënë policisë se ai po vizitonte të afërmit e tij në Freiburg të Gjermanisë.

Sulmuesin, me të cilin sipas dëshmitarëve, ai ka debatuar ashpër, nuk e njeh. Sipas të gjitha gjasave, ekipi hetues do të shpërndajë sot fletushka, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Apelet e policisë për dëshmi janë të pakta. Ndër të tjera, policia është në kërkim të futbollistëve të cilët më 29 korrik, të së dielës,  në kohën pak para orës 13.45 kanë luajtur futboll në fushën që gjendet në rrugën “Ferdinand-weiss-Strasse”.