Jeta në Zvicër

Mbetet pa patentë shoferi, shkaku i shpejtësisë

Një matës i shpejtësisë së trafikut ka fotografuar një kosovar në Olten, i cili në zonë banimi ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 100 km/h.

Një kosovar 21 vjeçar të shtunën rreth orës 23.00 në rrugën Aarburgerstrasse në Olten, në zonë të banimit (shpejtësia e lejuar 50km/h) është fotografuar nga radarët e trafikut me shpejtësi të dyfishuar, shkruan soaktuell.ch, transmeton “albinfo.ch”.

Sipas policisë së kanton Solothurnit, shpejtësia e lëvizjes së kosovarit ka qenë mbi 100 km/h. Për më keq, policia ka vrenjtur se ai gjatë kësaj shpejtësie ka tejkaluar dy vetura para tij në një rrugë që ishte një kahje.

Pas informimit të Policisë, kosovari është paraqitur në stacionin e policisë. Atij i është konfiskuar patentë shoferi, si dhe vetura është ndaluar përkohësisht në një vend të sigurtë.