Kosova

Mbi 1.5 miliard euro kredi për bizneset në Kosovë

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se shuma e kredive për ndërmarrjet në vendin tonë ka arritur në 1.52 miliard euro

Sipas raportit të BQK-së, nga 2.3 miliardë euro sa është shuma totale e të gjitha kredive që kanë lëshuar bankat komerciale, prej tyre shuma e kredive për ndërmarrje të cilat operojnë në Kosovë janë 1.52 miliard euro.

Rënia e vazhdueshme e normave të interesit në kredi ka reflektuar direkt edhe në rritjen e  kredive, sidomos të atyre për biznes.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se 2.4 miliard euro është shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat komerciale në Kosovë, 1.52 miliard euro janë kredi për ndërmarrjet derisa 865.5 milionë euro janë kredi për ekonomitë familjare.

Gjithashtu në raportin e BQK-së thuhet se rritje vjetore të kreditimit shënuan veçanërisht sektori i ndërtimtarisë, i prodhimtarisë dhe i tregtisë, që së bashku përfaqësojnë 71, 8 për qind të gjithsejtë kreditimit për ndërmarrjet. Kurse, me rënie u karakterizuan sektori i shërbimeve financiare, i energjetikës dhe i bujqësisë, që së bashku përfaqësojnë rreth 9,0 për qind të gjithsejtë kreditimit të industrisë.