Ekonomi

Mbi 30 mijë biznese shqiptare në Itali

Shifra prej 32 mijë biznesesh sa kanë shqiptarët në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri

Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë në raportin vjetor për ecurinë e ndërmarrjeve të huaja tregon se mërgimtarët shqiptarë në këtë vend janë pronarë të rreth 32 mijë bizneseve.

Sipas Unionit italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia por edhe sektori i ndërtimtarisë.

Në Itali jetojnë rreth 450 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas këtij raporti  në vendin e parë janë emigrantët marokenë, pastaj janë kinezët e rumunët, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali.

TCH raporton se shifra prej 32 mijë biznesesh sa kanë shqiptarët në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri.