Bota

Mbi 40 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni, derisa qindra të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur, përcjell albinfo.ch.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown është shprehur se kjo është një nga tragjeditë më të mëdha që shteti ishte përballur ndonjëherë, derisa po vazhdon lufta me zjarret.

Raportohet se më shumë se 10,000 zjarrfikës janë duke luftuar 16 vatra të mëdha zjarri, që janë ende aktive. Erërat deri në 70 km/h kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa qytete.

“Shkatërrimi është thjesht i pabesueshëm. Është një tmerr që askush nuk e ka imagjinuar”, ka deklaruar guvernatori Jerry Brown në një vizitë në qytet.