Bota

Mbi 6 milionë emigrantë po presin të hyjnë në Evropë

Që nga janari, mbi 72 mijë refugjatë kanë mbërritur në Evropë, shumica e tyre (62,000) erdhën nga Afrika e Veriut nëpërmjet Mesdheut në Itali. Këtu po mbretëron sezoni më i lartë emigracionit, i cili do të zgjasë deri në tetor.

Ende nuk dihet se sa shumë njerëz do të vijnë këtë vit përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një gjë është e sigurt: duke pritur për udhëtimin e tyre aktualisht janë më shumë se gjashtë milion njerëz. 3.3 milionë sish vetëm në Turqi. Atje ata qëndrojnë si rezultat i marrëveshjes për refugjatët,  që qeveria turke e ka nënshkruar me BE-në, përcjell albinfo.ch.

Situata në Afrikën e Veriut: Gjithashtu ka mbi tre milionë që  po përpiqen të arrijnë Evropën. Kështu thonë autoritetet gjermane të sigurisë, sipas gjermane gazetës “Bild”.

Ç’do të thotë kjo për Zvicrën? Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) pret rreth 24.500 aplikacione të reja për azil. Për planifikimin SEM ka të llogaritur një rezervë dhe është duke u përgatitur për 27 mijë kërkesa. Për krahasim, në vitin 2016 u pranuan 27’207 kërkesa azili në Zvicër.