Kosova

Mbi 60% të remitencave në Kosovë vijnë nga Gjermania dhe Zvicra

Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 përqind të gjithsej remitencave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar raportin për vlerësimin e tremujorit të dytë të vitit 2017 (TM2).

Sipas këtij raporti disapora luanë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, ku në mesin e atyre që kontribuojnë më së shumti janë shqiptarët nga Gjermania me 39.2 %  dhe ata nga Zvicra, me 22.6%të remitencave apo të ardhurave nga diaspora.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së.