Jeta në Zvicër

Mbi dy milionë zviceranë kanë kontrata kolektive të punës

Më shumë se dy milionë punëtorë në Zvicër kanë punë të mbuluara nga një marrëveshje kolektive e punës e cila garanton një pagë minimale, njoftoi Zyra e Statistikave Federale të hënën, shkruan ‘Swissinfo.ch’.

Sipas zyrës, 2,066,550 punëtorë janë të punësuar sipas kushteve të 600 marrëveshjeve të ndryshme kolektive të punës, përcjell albinfo.ch.

Pothuajse gjysma e të gjithë të punësuarve punojnë në industri apo sektorë që ofrojnë marrëveshje kolektive të punës me rregullore detyruese. Statistikat i referohen situatës në mars të vitit 2016.

Sipas marrëveshjeve kolektive të punës, shoqatat e punëdhënësve negociojnë kushtet e punës me stafin dhe sindikatat e tyre.

Marrëveshjet u sigurojnë punëtorëve kontrata, orarin e punës, pushimet, të drejtën për trajnim profesional në vendin e punës, etj.