Shkurt.ch

Mbi njëzet firma ndërtimi hetohen për mashtrim të sigurimit të papunësisë

Prokurori Publik i Kantonit të Vaud-it po udhëheq një hetim në lidhje me mashtrime të pagesave të kompensimit në rast të paaftësisë paguese (ICI) të kryera në dëm të Fondit Kantonal të Papunësisë (KKK) në fushën e ndërtimit. Dëmi mund të arrijnë në disa milionë franga

Për gati një vit, në bashkëpunim me Ministrinë Publike Qendrore – Divizioni i Krimit Ekonomik, Brigada financiare e Sigurisë e Kantonit Vauda po kryen një hetim paraprak që përfshin rreth afro 20 ndërmarrje në fushën e ndërtimit. Sipas informatave të mbledhura në këtë fazë, një numër i madh punëtorësh e kanë mashtruar Fondin Kantonal të papunësisë, duke deklaruar se kanë qenë të punësuar nga këto kompani për të përfituar pagesat në rast të paaftësisë pagesore të mëvonshme, pas falimentimit të tyre.

Sipas hetimeve të deritanishme, fitimet e paligjshme dhe dëmtimi mund të arrijnë në disa milionë franga, shkruan albinfo.ch duke iu referuar një komunikate të autoriteteve përkatëse kantonale. Punonjës administrativë të një sindikate (respektivisht të sindikatës Unia) duket po ashtu të jenë të përfshirë në proces mashtrimi të zbuluar nga hetuesia. Kërkimet dhe arrestimet janë kryer në mes të martës 25 dhe të enjtes 27 prill 2017. Hetime dhe arrestime janë bërë në disa kantone.

Policia njofton se nuk do të ketë tjetër informatë para datës 2 maj 2017.

Mbetet të shihet po ashtu nëse mes të dyshuarve janë edhe ndërmarrës me prejardhje shqiptare, duke u nisur nga fakti se pronarët e një numri të konsiderueshëm firmash ndërtimi janë shqiptarë.