Bota

Mblidhen 3 milion tonelata mbetje elektrike në BE

39 milionë televizorë, 12 milionë frigoriferë, 175 milionë makina larëse dhe më shumë se 67 milionë pajisje të vogla kuzhine

Platforma Evropiane për Riciklimin e Mbeturinave Elektronike (EPP) raportoi se më shumë se tre milionë tonelata mbetje elektrike janë mbledhur në 13 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nga viti 2002, shkruan albinfo.ch.

Sipas tyre, kjo sasi e madhe e mbeturinave përbëhet nga 39 milionë televizorë, 12 milionë frigoriferë, 175 milionë makina larëse dhe më shumë se 67 milionë pajisje të vogla kuzhine.

Deri në vitin 2021, kjo shifër mund të rritet në 52 milionë tonelata.