Jeta në Zvicër

Mblidhen 5 milionë franga për fshatin e përmbytur zviceran

Fshati malor i Bondos, në jug të vendit, mund të llogarisë në solidaritetin e madh në Zvicër.

Pesë milionë franga zvicerane deri më tani janë dhuruar. Megjithatë, dëmi material pas përmbytjes nga shembja e kodrës ende nuk mund të dihet, përcjell albinfo.ch.

Dëmet mund të regjistrohen vetëm nëse inspektorët kanë qasje të sigurt në fshatin e përmbytur.