CH-Ballkani
Mbrëmja e vallëzimit “Let’s Dance” mbledh mbi 23 mijë Euro
Mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura
Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” – Let’s Dance, që u mbajt për të tretën herë me radhë ka dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet.
Duke shpalosur bujarinë e njerëzve dhe lidhjen mes tyre, mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura.
Ashtu si çdo vit, fondet e mbledhura përmes kësaj mbrëmjeje vallëzimi përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe që luftojnë shkallën e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet tek foshnjat e lindura para kohe dhe shqetësime të tjera, si dhe mbështesin familjet e tyre. E gjitha kjo punë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e kujdesit mjekësor në Kosovë.
“Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë për një jetë të lumtur dhe të përmbushur.
Gjatë vitit në vijim, Fondacioni do të publikojë aktivitetet e mundësuara nga këto fonde.
Mbrëmja e vallëzimit për mbledhje të fondeve u mbështet nga këta sponsor: Banka për Biznes si sponsor i artë; TEB, Banka Ekonomike, NLB, Solidar Suisse, Recura Financials, Gjirafa, Acibadem, HIB Petrol, Barutti dhe Komot si sponsorë të argjendtë; KEP Trust, Kolegji Universum, Finca Kosova, Cacttus, Meridian dhe Trepharm si sponsorë të bronztë. Të tjerë sponsorë ishin: Eurolab Internacional, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania dhe Karl Gega, Ujë Rugove, R+People, VM3, Thai, Umami, Francisko, Trosha, Origo Balloons, Amel, Lulishtja Labi, Rrotull.com, Glam radio, Duplex Premium, Leka lamps, RTK, Green & Protein, Kanun.tv, Catering, Tenda 3, dhe Che bar.
Falenderime të posaçme për Perla Events që dekoroi vendin, Adrian Berishën (Gamblemania) dhe Valon Shehun për muzikën dhe për të gjithë vulllnetarët që i dhanë jetë mbrëmjes
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta