Kalendari

Mbrëmje festive në Neuchatel për festën e Pavarësisë

Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit, me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizon një mbrëmje festive, shkruan albinfo.ch.

Mbrëmja do të organizohet të dielën më 3 dhjetor. Në këtë mbrëmje do të ketë një program të pasur kulturor-artistik.

“Të nderuar bashkatdhetarë , për të festuar 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit, ju fton që të jeni pjesë e kësaj mbrëmje. Ne do të jemi të privilegjuar me ardhjen tuaj. Prezenca e juaj do të na nderojë, duke ndarë gëzimin së bashku në manifestimin qendror”, thuhet në njoftim.

Njoftimi

E diel 03 dhjetor 2017

ora 17:00

Adresa: Salle Espace Perrier Marin

Rue Charles-Perrier 4

2074 Marin-Epagnier (NE)

Në program:

Orkestra e Skënder Kelmendit, artist i estradës shqiptare, shkolla e vallëzimit « MËRGIMI » në Neuchâtel, si dhe nxënësit e mësimit plotësues shkolla shqipe nga Kantoni i Neuchâtelit

▪ Këngë e valle nga trevat shqiptare

▪ Kuzhinë shqiptare

 


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit03 Dhjetor 2017
  • Ora17:00
  • LokacioniSalle Espace Perrier Marin Rue Charles-Perrier 4 2074 Marin-Epagnier (NE)
  • Data e përfundimit24 Nëntor 2017 - 10:00