Shqipëria

Mbretëresha e Spanjës provon kuzhinën shqiptare

Pjesëtarja e një prej monarkive më të rëndësishme në Evropë, Mbretëresha Sofi i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.

Ambasadori shqiptar, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në “Twitter”, ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch.

“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, ka shkruar ai.

Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.