Autotech

Mbreti i ri i hiperveturave

Me më shumë se 1000 kuajfuqi dhe me pako të lehtë, Mercedes-AMG premton se Project One do të ofrojë performanca si të bolidëve të Formula One

Me Project One, Mercedes-AMG ka dalë në krye të hiperveturave.

Me më shumë se 1000 kuajfuqi dhe me pako të lehtë, Mercedes-AMG premton se Project One do të ofrojë performanca si të bolidëve të Formula One.

Ky automobil mund të përshpejtojë prej 0 në 200 kilometra për orë për më pak se gjashtë sekonda. Me supermotorin e tij 1.6-litërsh V6 ai mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 kilometrave për orë.

Përpos motorit me djegie, Project One ka edhe katër motorë elektrikë.

Një automobil i tillë do të kushtojë 2.275 milionë euro, ndërsa do të prodhohen 275 njësi.