Sport

Mbrojtësi gjerman ndihmoi shumë Mustafin

Mbrojtësi gjerman ndihmoi shumë Mustafin

 

 

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është shndërruar në shtyllën e mbrojtjes së skuadrës së famshme angleze, Arsenal, shkruan albinfo.ch.

Sa herë Mustafi ka qenë në fushë, asnjëherë nuk ka humbur skuadra londineze.

Por, Mustafin e ka ndihmuar shumë mbrojtësi gjermane, Per Mertesaker. “Ai më ka ndihmuar shumë. Kur arrita këtu, dhe kisha një futbollist në klub me kaq shumë përvojë dhe me personalitetin që ai ka më ka ndihmuar shumë. Ai më ndihmon edhe në fushë sepse i sheh gjërat dhe më përmirëson shpeshherë. Ai nuk është tip i futbollistit që thotë ‘Nuk e ke bërë mirë këtë’ ose ‘Duhet ta bësh kështu’, ai të tregon përse. Në pak kohë sa isha me të në përfaqësuese, kam mësuar shumë”, ka deklaruar Mustafi për “Arsenal Player”.